Presidentja Gordana Siljanovska, dje gradoi gjeneralin Orce Jordev në komandant të dytë të Ushtrisë. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, ndërsa Jordev nuk mori certifikatën e NATO-s katër vjet më parë, sepse ishte i lidhur me strukturat ruse përmes “Ujqërve të Natës”.
Para pak kohësh, për komandant të Brigades së Parë vendoset Dejan Çiplakovski, i cili gjithashtu promovohet edhe në gjeneral, ndërsa shkollimin më të lartë ushtarak (skolo za nacionalna odbrana) e ka kryer në vitin 2018 në BEOGRAD!
Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Presidentes Siljanovska, Gjeneral Besnik Emini, nga pozita e Komandantit të Komandës së Operacioneve (nga kjo pozitë, drejtpërdrejt komandonte rreth 80% të ushtrisë), ndrohet, degradohet dhe denigrohet, duke u vendosur në një pozitë administrative në Ministrinë e Mbrojtjes.
Derisa e gjithë kjo “masakër” po ndodh në Armatën e RMV-së, koalicioni i 5 partive Vlen merret me tendera dhe interesa miskine.
Kujtojmë opinionin se ky nuk është degradimi i vetëm i shqiptarëve në strukturat më të larta shtetërore, pasi nga ardhja e Qeverisë jolegjitime dhe monoetnike, shqiptarët u larguan dhe degraduan edhe nga shërbimet e sigurisë, Agjencia për Zbulim, Shërbimi ushtarak i Zbulimit dhe Sigurisë, si dhe një sërë institucionesh të tjera të rëndësishme.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- MMJPH: Cilësia e ajrit në Trubarevë brenda kufijve të lejuar
- Përfundoi masa “shporta shkollore”, Risteski: Kursimi për një familje me dy nxënës është rreth 3.000 denarë
- VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re
- Mickoski: LSDM-ja merret me nekrofili dhe gënjeshtra, gjendja me zjarret është nën kontroll
- Afrim Gashi takohet me Denion Meidanin: Zhvilluam një takim të frytshëm
- Rezultatet nga matjet e cilësisë së ajrit në Trubarevë
- Taksi digjet gjatë lëvizjes në Mostar, shoferi 37-vjeçar humb jetën
- Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet
- Rubin sfidohet nga gjykatësit për rolin e Thaçit: Ne donim që ai të bëhej udhëheqës
- Mashtrime me parkingje, shpërblime për militantë – modeli i kryetarit në ikje Bilall Kasami