Interi e ka bërë një hap gjigant drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
“Nerazzurri” e mposhtën Feyenoordin në udhëtim me rezultat 2:0 sonte në ndeshjen e parë të së tetës së finales së kësaj gare.
Zikaltrit e shënuan në secilën pjesë nga një gol për ta krijuar një kapital të konsiderueshëm para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet pas një jave në Milano.
Marcus Thuram i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 38-të, kurse Lautaro Martinez e shtoi epërsinë e udhëtuesve në minutën e 50-të.
Ndërkaq, Piotr Zielinski e humbi penalltinë për liderët e Serie A në minutën e 65-të.