Nikollovski godet sërish Kasamin, nuk ia kalon planin e Kodrës së Diellit

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandër Nikollovski ka goditur sërish kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin. Siç mëson ekskluzivisht portali TS, ministri Nikollovski ia ka refuzuar sërish Planin Detal apo siç thonë Planin Urbanistik për Vikend Shtëpizat në Kodrën e Diellit me datë 18.02.2025.

Kreu i komunës së Tetovës Kasami ka disa vite që premton se do të miratohet ky plan, për të shitur parcela në Kodrën e Diellit, por nuk i miratohet nga ana e Ministrisë së Transporit.

Kasami në vitin 2023 kishte premtuar se në fund të vitit 2024 do të përfundojë dhe do të miratohet Plani Urbanistik për Kodrën e Diellit, por Ministria e Transporit ua hodhi poshtë për vërejtje teknike.

“Dua të garantoj se angazhimi, interesimi jonë për Kodrën e Diellit do të vazhdojë, besojmë fuqishëm që shpejti, para përfundimit të vitit do të kemi edhe përfundimin e planit urbanistik me çka nga pranvera do të mund të nis edhe ndërtimi apo zhvillimi i pjesës së resorteve turistike por edhe ndërtimit të vikend shtëpizave në bazë të lejeve që do të jepen, në bazë të planit urbanistik”, ka thënë Bilall Kasami me 18 nëntor 2023.

Që nga viti 2023 deri vitin 2024 Ministria e Transporit nuk ia miraton Planin Urbanistik për Kodrën e Diellit edhe pse pas shumë kërkesave dhe ndryshimeve në dokumentacion,

Kreu i Tetovës Kasami me datë 29.12.2024 ka thënë se është në fazën përfundimatare dhe shumë shpejtë do të ketë në zyrë Planin Urbanistik për Kodrën e Diellit.

“Pra është krejt në fazën përfundimtare. Vonesa është për shkak se ne kemi pasur një takim në Ministri të Punëve të Jashtme bashkë me Ministrinë e Transportit me investitorin italian i cili ka qenë i promovuar gjatë kohë për në Kodër të Diellit, i cili prezantoi idenë e tij dhe komunikimi me Ministrinë e Transportit ka qenë që nëse do të ketë investitori italian ndonjë kërkesë të cilën ne do duhet ta implementojmë në plan, do duhet të presim mos e miratojmë”, është shprehur kreu i Tetovls, Bilall Kasami me datë  29.12. 2024.

Pas këtij rasti Bilall Kasami dhe komuna e Tetovës, aplikojnë sërish në Ministrinë e Transporit, por sërish Ministria ua kthenë kërkesën negative. Portali TS, do të sigurojë edhe dokumentin nga Ministria e Transporit dhe arsyjen e refuzimit të Planit Urbanisitk të Kodrës së Diellit.

Vlen të thekësohet se Kasami ka hapur një luftë të ashpër me Ministrin e Transportit, Aleksandër Nikollovskin dhe në ministrinë që drejton Nikollovski, nuk kalon asnjë lëndë që ka të bëj me komunën e Tetovës. Komuna e Tetovës është në bllok total nga Ministria. Ende nuk dihen arsyet e konflikit mes tyre, por nga ky konfliktë vuajnë qytetarët e Tetovës./TS/

Nikollovski godet sërish Kasamin, nuk ia kalon planin e Kodrës së Diellit