Barcelona do të luajë sot ndaj Benficës në Champions League. Një përballje e vështirë për katalanasit, që do të luajnë në Portugali.
Trajneri Hansi Flick, duke folur për këtë sfidë sqaron se asgjë nuk do të vendoset që në sfidën e parë.
LEXO EDHE:
Capello: Napoli duhet të besojë te titulli, Interi mbetet ekipi më i kompletuar i Serie A
“Ndeshja zgjat 180 minuta. Presim të përballemi me një ekip shumë të mirë, një nga më të mirët në këtë turne deri më tani. Do të duhet të luajmë shumë më mirë se ata për t’u avancuar”, u shpreh Hansi Flick.
Më tej, trajneri gjerman i katalanasve shtoi: “Ndihemi më të përgatitur se në ndeshjen e fazës së grupeve dhe me një dinamikë më të mirë. Nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë. Benfica është një rival fantastik që ka një stadium me një atmosferë të veçantë.
Do të jetë e vështirë. Fillojmë nga 0-0 dhe nuk po mendojmë përtej këtij barazimi, ndaj duhet të japim gjithçka. Ne duhet të vazhdojmë siç kemi bërë në këto dy muajt e fundit”, tha Flick.