Qyteti i Tetovës po përjeton katrahurën më të rëndë në historinë e qytetit. Me përfundimin e mandatit aktual, po vijnë gjithnjë e më shumë informacione për një ofenzivë të rrethit të ngushtë të kryetarit Bilall Kasami, për uzurpim të pronave publike dhe private, ndërtime pa leje në qytet, rrethinë dhe në Kodrën e Diellit, rrugë të ndërtuara jashtë standardeve dhe pa plane me çka shkaktohet kaos në qytet. Qytetarë të shumtë, afaristë, por edhe mediat për çdo ditë ankohen se udhëheqësia aktuale me veprimet e vazhdueshme po ua rëndon jetën qytetarëve dhe po e shndëron Tetovën në një xhungël urbanistike.
Nga të gjitha këto veprime përfitojnë njerëz të afërt me Bilall Kasamin, partinë e tij, bashkëpunëtorë e familjarë të tyre.
Ftojmë organet kompetente, inspektoratet përgjegjëse, Revizionin Shtetëror, por edhe Prokurorinë Publike, që urgjentisht të ndalojnë këtë fushatë të shkatërrimit të Tetovës dhe të hetojnë aktivitetet e funditn ë cilat tanimë janë një “sekret publik” dhe flitet në çdo cep të Tetovës.
– Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dimitrievski: Deri sa ZNAM është në qeveri provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase!
- Protesta në Tiranë, blindohet kryeministria, mbi 2 mijë policë në terren, dronë dhe agjentë civilë
- Luhatje e temperaturave, ja parashikimi i motit për vikend
- Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital
- Kurti paralajmëron masa disiplinore e penale për zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlindës
- Belinda Amiti: Qytetarët në përmbarues, familjet në vështirësi në harresë! (VIDEO)
- Sot dy protesta kombëtare në kryeqytet / Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, PD mbërrin në Rrugën e Durrësit, priten me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”
- Shi i dendur në ditët në vijim, priten mbi 60 l/m²
- Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur Arlinda Zekajt
- Vrasjët e grave një problem mentaliteti që duhet ndryshuar