Propozimi për shkarkimin e Kocevski ka arritur në Këshillin e Prokurorëve Publik

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Lupço Kocevski ka arritur në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Me këtë fillon afati prej 14 ditësh, në të cilin këshilli duhet të japë mendim lidhur propozimin për shkarkimin e Kocevskit.

Nëse Këshilli në dy javët e ardhshme nuk i përgjigjet qeverisë, sipas ligjit, afati do të shtyhet edhe për një javë, ndërsa nëse Këshilli ende nuk përgjigjet, do të konsiderohet se mendimi për shkarkimin e Kocevskit është negativ.

Megjithatë, pavarësisht nëse Këshilli do të japë mendim pozitiv apo negativ, shkarkimi i Kocevskit do të votohet nga deputetët.

Prokurori Publik i Shtetit shkarkohet në Kuvend me 61 vota “Pro”.