Vjen masa e parë, DASH ndërpret mbështetjen amerikane për restaurimin e rrjetit energjetik të Ukrainës

Departamenti i Shtetit ndërpeu këtë javë një iniciativë të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, që ka investuar qindra milionë dollarë për të ndihmuar në rivendosjen e rrjetit energjetik të Ukrainës nga sulmet e Ushtrisë ruse, sipas dy zyrtarëve të USAID-it që punojnë në misionin e agjencisë në Ukrainë.

Ndërprerjet e energjisë elektrike janë bërë gjatë natës në disa rajone të Ukrainës për shkak të sulmeve në objektet energjetike. Sistemet e vendit kanë pasur ndikim pothuajse të vazhdueshëm gjatë gjithë rrjedhës së luftës trevjeçare.

“Kjo zvogëlon ndjeshëm aftësitë e kësaj administrate për të negociuar armëpushimin dhe do t’i sinjalizonte Rusisë se ne nuk kujdesemi për Ukrainën apo investimet tona të kaluara”, tha një zyrtar i USAID-it i përfshirë në misionin në Ukrainë për NBC News.

Zyrtari vazhdoi: “Rusia po lufton një luftë me dy anë në Ukrainë: atë ushtarake, por edhe ekonomike. Ata po përpiqen të shtypin ekonominë, por USAID-i ka luajtur një rol qendror për ta ndihmuar atë të jetë elastike, [përfshirë] forcimin e rrjetit energjetik…Ne kemi ofruar mbështetje të madhe për qeverinë ukrainase për të shmangur një krizë makroekonomike”.