Erdogan: Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, të forta sa Ura e Gurit në Shkup

Presidneti turk, Rexhep Taip Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, tha se Turqia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike që kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e Ballkanit. Erdogan tha se dy vendet kanë marrëdhënie tejet të forta, duke shtuar se vazhdojnë përpjekjet për të dyfishuar vëllimin tregtar në fazën e parë, që arrin 1 miliard dollarë.

“Turqia ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Maqedonisë së Veriut. Së bashku me aleatin tonë në NATO, Maqedoninë e Veriut, ne jemi dy vende mike që kontribuojnë drejtpërdrejt në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, marrëdhëniet tona janë bërë po aq të forta sa Ura e Gurit në Shkup. Sot ne vazhdojmë punën tonë me besimin se Ballkani nuk duhet të jetë një zonë rivaliteti, por një vend bashkëpunimi dhe zhvillimi”, deklaroi mes tjerash Ergogan.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo