VLEN: Qeveria po Ndërton – Energji të pastër për një të ardhme më të pastër!

Në një kohë kur ndotja e ajrit, çmimet jostabile të energjisë dhe varësia nga energjia elektrike e importuar përbëjnë sfida serioze, Qeveria tregon se çfarë do të thotë vizion, strategji dhe zgjidhje konkrete.

Përmes një partneriteti me një investitor të njohur ndërkombëtar, në shtetin tonë do të ndërtohen tre centrale moderne kogjeneruese, të cilat do të sjellin ajër më të pastër, energji më të lirë dhe pavarësi energjetike. Ky investim mbi 1 miliardë euro nuk është vetëm një projekt teknik – ai është një themel për një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperitet ekonomik.

Është e rëndësishme të theksojmë se çfarë përfiton populli, pasi Qeveria dhe partitë politike duhet të krenohen me sukseset dhe aktivitetet që sjellin dobi konkrete.
Ajër më i pastër dhe ulje të ndotjes në zonat urbane, lidhje pa pagesë për amvisëritë me rrjetin e ri të gazit dhe ngrohjes, fatura më të lira për ngrohje me ulje të kostove deri në 30%, si dhe përdorim më efikas të energjisë me konsum më të vogël, por efekt më të madh.

Do të ulen emetimet e PM2.5 dhe PM10 pjesëzat që janë shkaku kryesor i sëmundjeve respiratore, gazi dhe energjia termike nga centralet do të zëvendësojnë përdorimin e qymyrit, naftës dhe drurëve, që janë ndotësit më të mëdhenj, dhe do të ofrohet mbështetje për transportin publik me më shumë autobusa me karburant ekologjik.

Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë kushte për një stabilitet më të theksuar energjetik dhe rritje ekonomike, pasi shteti aktualisht importon një përqindje të konsiderueshme të energjisë elektrike. Me centralet e reja, në shtet do të prodhohen 4.1 TWh energji elektrike dhe 720 GWh energji termike çdo vit, që do të zvogëlojë ndjeshëm varësinë nga importi.

Qeveria do të investojë gjithashtu në rrjetin dytësor të gazit dhe ngrohjes, për të sjellë energjinë tek sa më shumë qytetarë.
Ky projekt hap vende të reja pune për inxhinierë, teknikë, ekspertë, por edhe për kompani nga sektori i furnizimit, transportit dhe shërbimeve.
Kjo është dallimi mes premtimeve të pambushura dhe veprimeve konkrete. Qeveria jo vetëm që flet – por ndërton, investon dhe tregon si duhet punuar!

Me këtë hap strategjik, Maqedonia e Veriut po ecën përpara – drejt një të ardhmeje të pastër, ekologjike, stabile dhe ekonomikisht të fuqishme për të gjithë qytetarët e saj.