Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali po zhvillon vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel:
Njoftimi i plotë i deputetit Sali:
Si pjesë e delegacionit parlamentar, në kuadër të Komiteteve të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Ekonomisë dhe Sigurisë dhe Komitetit Politik, po qëndroj në një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel.
Maqedonia e Veriut, si pjesë e NATO-së, mban përgjegjësi për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë.