Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka përshëndetur deputetët e Partisë Demokratike gjatë një aktiviteti zyrtar të organizuar në Tiranë me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Gjatë pritjes diplomatike, kryediplomati amerikan është afruar te tavolina ku qëndronin përfaqësuesit e opozitës parlamentare duke zhvilluar një takim dhe përshëndetje me ta.
Ky zhvillim vjen në kuadër të fillimit të detyrës zyrtare të Eric Wendt në Shqipëri. Gjatë ditëve të fundit, ambasadori amerikan ka zhvilluar një seri takimesh protokollare me drejtuesit e lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë kryeministrin Edi Rama, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, si dhe kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi.