Nëse nuk do e bënim ne ndryshimin, sot BDI sërish do të ishte pushtet dhe do të kishim një opozitë shqiptare me 5, 6 apo 7 deputetë dhe shpres te shqiptarët do të ishte diçka e paimagjinueshme. Kështu tha sonte nga Gostivari kreu i ASH-së, Arben Taravari gjatë një takimi me FRASH. Ai tha se Ali Ahmeti ka afruar dhe pastaj ka shkrirë shumë parti politike shqiptare. Shtoi se edhe disa ish bashkëpatiak e kanë cilësuar Ahmetin si njeri shumë i mençur, ndërsa të njejti tha se janë shkrirë sot në BDI. “Ne arritëm atëherë së bashku që ti bashkangjitemi bllokut opozitarë që atëherë quheshin LEN, dhe arritëm ta bënim rezultatin 107 mijë vota. Dikush thotë se nuk e keni fituar BDI, por unë e them vetëm një gjë: vetëm një parti nga atje ku ishin 9 dhe ne ishim 4, pra TDP të ishte me ne, ne do të ishim me siguri me 5-6 mijë vota para atyre. Nuk na duheshin të tjerët, le ti mbanin romët, boshkanjët, Menduhin, Zejdin, Arjanitin. Aliu këtë taktikë e ka afro e shkri. Kështu ka vepruar me të gjitha partitë. Ne e kishim fatin që ta sjellim ndryshimin pasi ka shumë parti nga viti 2001 që janë krijuar dhe pastaj janë shkrirë, kryesisht në BDI. Ishte PPD, PDSH, DR…, plotë parti janë krijuar dhe janë shkrirë. Si i shkriu Aliu? Duke i afruar, në mbrëmje duke i mbajtur në Zajaz e ditën më Reçicë dhe duke i bindur si disa ish bashkpartiak tanët të cilët filluan të thonë se Aliu është shumë i mençur. Unë them se Maqedonia ka pasur dy nobelistë shqiptarë dhe nuk e kemi hallin ne të varemi prej Ali Ahmetit. Po ja Ali thotë se nga nesër e lë këtë punë, çfarë do duhet të bëjmë ne shqiptarët, ti marrim valixhet dhe të ikim?! Jo!”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Taravari paralajmëroi se të gjitha aferat korruptive që lidhen me BDI-në dhe kryetarin e saj, Ali Ahmeti do të zbardhen. “Aliu ishte me shokët e tij i kriminalizuar tej mase pasi për 22 vite kishte shumë afera. Afera e Telekomit duhet të zbardhet, Artani që fliste me trurin e Aliut është afër këtu dhe është mirë siç thotë Aliu që ka komunikim, por do të kthehet. Soravia është 18 milionë euro. Ka edhe plotë biznese të tjera dhe pasuri të krijuat nga njerëz që para 20 vitesh kanë pasur problem me bukën, tash janë milionera. Prej nga u bënë milionera ata?! Duhet ti pastrojmë këta punë dhe patjetër që do pastrohen dhe do vazhdojmë të luftojmë korrupsionin”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dita e pestë e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt, qytetarët mblidhen në sheshin e Prishtinës
- EMOCIONUESE PAS FITORES! Ali Ahmeti dhe Arkin Jahiu përqafohen me lot në sy (VIDEO)
- Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri: “Ne jemi ndryshe. Nuk jemi marksistë-leninistë”
- Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
- VMRO-DPMNE pas humbjes në Bërvenicë: “Të vetëm kundër të gjithëve”, kundërshtarët luajtën kartën e nacionalizmit
- EMOCIONUESE/ Babai përqafon të birin, Arkin Jahijin, duke ia uruar fitoren në Bërvenicë! (VIDEO)
- LIVE: Ali Ahmeti, Taravari dhe Zejdi mbërrijnë në Çellopek, i bashkohen festës për fitoren e Arkin Jahijit! (VIDEO)
- Arkin Jahiji për TS: Mirënjohje për të gjithë qytetarët e sidomos për mërgimtarët tanë! (VIDEO)
- Arrestime në kreun e policisë serbe, pas Kriçakut në pranga edhe një drejtor tjetër i lartë
- EKSKLUZIVE: Arkin Jahiji pritet të shpallë fitoren në Bërvenicë, atmosfera në shtabin e AKI-së në Çellopek! (VIDEO)