Aeroplani në të cilin po udhëtonte Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio që duhej nga Uashingtoni, të aterronte në Munih të Gjermanisë, është kthyer në SHBA për shkak të një mosfunksionimi teknik, raportuan mediat amerikane.
Këtë fundjavë, e gjithë vëmendja do të jetë e drejtuar nga jugu i Gjermanisë, ku liderët botërorë do të mblidhen në hotelin Bayerischer Hof për Konferencën treditore të Sigurisë në Munih.
Rubio do të vazhdojë udhëtimin e tij në Gjermani dhe Lindjen e Mesme me një aeroplan tjetër, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.