Makina hyn në turmën e protestuesve në Gjermani, raportohet për 15 të plagosur

Një makinë u përplas me një grup njerëzish duke lënë disa të plagosur në Mynih, thanë autoritetet policore.

Një operacion i madh është duke u zhvilluar në zonën e Dachauer Strasse, konfirmoi policia.

Shoferi u ndalua në vendngjarje dhe nuk paraqet më rrezik, shtoi ajo. Operacioni po zhvillohet pranë stacionit qendror të trenit në qytet, raportoi Reuters.

Gazeta gjermane Bild, duke cituar burime zyrtare, raportoi se 15 persona janë plagosur.

Incidenti ndodhi në vendin e një tubimi të lidhur me sindikatën e transportit Verdi, sipas mediave lokale.