Spitali i Tetovës: Fëmija me lëndime në kokë është dërguar në Repartin e Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup

Nga Spitali i Tetovës kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me hospitalizimin e fëmijës 9 vjeç, familja e të cilit dje reagoi e revoltuar pasi thonë se fëmija 9 vjeç me lëndime në kokë u lëshua për në shtëpi pasi mori mjekimin fillestar, edhe pse ishte pa vetëdije. Nga Spitali i Tetovës thonë se me insistimin e familjes, fëmija është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. TV21 kontaktoi me familjarët e fëmijës, ata na thanë se fëmija në Shkup është dërguar nga vetë Spitali i Tetovës pas vizitës që i është bërë nga mjekët.

“Fëmijë është pranuar në qendrën urgjente në ora 14:25 minuta fillimisht është triazhuar sipas protokollit. Fillimisht gjendjen e kanë konstatuar mjekët e urgjencës ndërsa më pas është thirrur edhe neurokirurgu Blerim Zeqiri. Pas Tirazhimit pacienti dërgohet në CT të kokës dhe në ora 14:35 lexohet skeneri poshtë tek kompjuteri dhe monitori dhe mjeku Blerim Zeqiri vendos për hospitalizimin e pacientit në mjekim intensiv. Pranimi pacientit bëhet në ora 15:08, ku monitorohen shenjat vitale të jetës. Në ora 19:45 mjeki Blerimi vjen tek qendra intensive për vizitë dhe gjendja ka qenë stabile dhe për shkak të situatës të tensionuar dhe nga ana e familjarëve me insistimin e tyre fëmija transportohet në repartin e neurokirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup”, thonë nga Spitali Klinik i Tetovës.