Janevska: Investimet e komunitetit të biznesit në arsim ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së njohurive dhe aftësive të nxënësve

Klubi i Njohurive dhe Aftësive të Avancuara – Inovatorium, besoj se do të jetë vendi ku nxënësit e shkollave fillore me kënaqësi do të vijnë, sepse aty do të mund të mësojnë më shumë nga edukatorët, ndër të cilët do të ketë edhe profesorë të shquar nga shkencat STEM. Ky kënd është i pajisur me mjete teknike i cili do të plotësojë animacionin e suksesshëm të nxënësve dhe do të inkurajojë ose rrisin interesin e tyre për matematikë, teknologji, inxhinieri dhe teknikë. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në hapjen e klubit digjital të cilën Titan-Usje e realizon së bashku me Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik në Shkup.
Aktivitetet plotësuese të cilët nxënësit do t’i praktikojnë në Klubin Innovatorium do të ndihmojnë në përvetësimin e njohurive të përdorshme, të domosdoshme për të pasur sukses në botën e avancuar teknologjike. Siç shpjegoi Janevska, nxënësit tanë nuk shpenzojnë kohë të mjaftueshme për të mësuar, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre evropianë, ndërsa iniciativat e tilla janë në përputhje me politikat për futjen e punës me një ndrim kudo që kushtet na lejojnë në shkollat fillore.
Ministrja Janevska përshëndeti iniciativat për rritjen e përgjegjësisë sociale të kompanive.
“Iniciativat inovative, veçanërisht ato të fokusuara në arsim, kanë reflektim më të gjerë në komunitet”. “Çdo investim i ri i kompanive në arsim dërgon mesazhe të shumëanshme – tregon se biznesmenët janë të vetëdijshëm për nevojën për t’iu rikthyer mjedisit në të cilin punojnë dhe fitojnë, me investim në njohuritë dhe aftësitë e të rinjve krijojnë kuadro më të trajnuar të cilët në të ardhmen do të depërtojnë më me sukses në tregun e punës, dhe se rritja e njohurive ndikon në uljen e varfërisë”, tha Janevska.
Duke uruar jubileun – 70 vjetorin e funksionimit të Kompanisë Titan, ministrja Janevska u bëri thirrje edhe kompanive të tjera që t’i bashkohen misionit për ndërtimin e arsimit më cilësor, sepse ngritja e gjeneratave të aftë për t’u përballur me sfidat e së nesërmes është e mundur vetëm si rezultat i kujdesit të gjerë shoqëror.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Janevska: Investimet e komunitetit të biznesit në arsim ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së njohurive dhe aftësive të nxënësve