Bastisje anti-drogë në Çair, arrestohet vajza nga Shkupi

Policia ka arrestuar një 22-vjeçare nga Shkupi pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e saj në Çair, policia ka gjetur marihuanë. Sipas njoftimit te e njëjta janë gjetur tre thasë me marihuanë.

“Me datë 12.02.2025 në ora 22:40 në zonën e Çairit, zyrtarët policorë nga SPb-Shkup kanë privuar nga liria V.K. (22) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e saj dhe ambientet e tjera, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe sekuestruar tre thasë me marihuanë dhe një plumb”, thonë nga MPB.