Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Anzhej Fragnesh, përfaqësues special i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari Gashi i theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale shumëvjeçare midis dy vendeve dhe dinamikën e takimeve në të gjitha nivelet, të cilat janë konfirmimi më i madh i dëshirës së ndërsjellë për lidhje më të ngushta midis dy vendeve tona.
Gjatë takimit, Kryetari Gashi theksoi përkushtimin e Sllovenisë për ta mbajtur çështjen e zgjerimit lart në agjendën e BE-së, si dhe mbështetjen që i jep vendit tonë në rrugën e tij drejt BE-së. Përvoja tregon se procesi i zgjerimit është mjeti i vetëm për sigurimin e prosperitetit, sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin evropian dhe si i tillë duhet të vazhdojë me intensitet edhe më të madh.
Fragnesh e uroi Kryetarin Gashi për punën e deritanishme si Kryetar i Kuvendit dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin dhe thellimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit për tema me interes të përbashkët.
Fragnesh theksoi se është me rëndësi të veçantë që procesi i hapjes së kapitujve të negociatave të fillojë sa më shpejt dhe që vendi të anëtarësohet në BE, për çka Sllovenia do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme, të hapur dhe të fortë për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bashkëbiseduesit folën edhe për aktivitetet aktuale në Kuvend, thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha nivelet, me theks të veçantë në diplomacinë parlamentare.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ministri Limani e demanton kreun e Vrapçishtit, Shabani
- Gjykata pa drita, nuk nis seanca ndaj Erion Veliajt
- Ambasadori Denion Meidani u takua me Ambassador-at-Large të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor z. Anzej Frangeš
- Qytetarët serb në veri presin mbështetje nga Qeveria e re!
- Borë në Maqedoni – ja ku po bie për momentin! Apelohet për kujdes në qafat malore
- Edhe një blof skandaloz i Fetahut!
- Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari
- S’ka mundësi për pagë minimale prej 500 euro në mars?! Trendafilov: Nëse ata janë të pasjellshëm, do të jemi edhe ne
- Një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër, lëshohet në maj
- Reagimi nga Brukseli për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Presim konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë – Kosova ta mbrojë lirinë e shprehjes