Izet Mexhiti: Jemi në fazën finale të harmonizimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave pritet të mbahet takimi i parafundit ose i fundit për harmonizimin e qëndrimeve mes VLEN-it, VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Në parim, i kemi përafruar qëndrimet dhe besoj se deri në fund të javës së ardhshme do të dalim me zgjidhjen ligjore ose me Ligjin e posaçëm për përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të shqiptarëve, pasi deri më tani ky ka qenë vetëm një mekanizëm, por jo një zgjidhje e mirëfilltë ligjore,” deklaroi Mexhiti në një intervistë për Alsat M.

Izet Mexhiti: Në parim jemi marrë vesh për komunat përkatëse të zgjedhjeve lokale

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se koalicioni VLEN do të
marrë vendime të mirëanalizuara për kandidatët në zgjedhjet lokale, duke respektuar parimin që partitë
të garojnë aty ku tashmë udhëheqin me komunat.
“Parimisht, aty ku po udhëheqim për momentin me komunat, do të vazhdojnë kandidatët e partive
përkatëse të koalicionit VLEN, por ende nuk është vendosur. Vendimet nuk i marrim duke u ngutur, por
duke analizuar dhe debatuar për kandidatët më të mirë,” tha Mexhiti.
Ai sqaroi se në Tetovë dhe Zhelinë pritet të garojë Lëvizja BESA, në Gostivar Aleanca për Shqiptarët,
ndërsa në Çair Lëvizja Demokratike. “Për komunat e tjera do të shohim kush si qëndron, cilët janë
kandidatët dhe idetë që kanë, dhe në bazë të këtyre kritereve do të marrim vendimet përfundimtare,”
shtoi ai.
Ky qëndrim konfirmon strategjinë e VLEN-it për një qasje të matur dhe të koordinuar në zgjedhjet lokale,
duke synuar përfaqësim sa më të mirë të qytetarëve.

Izet Mexhiti: Ndryshimet kushtetuese janë prioritet i lartë i VLEN-it, jemi në rrugë të mbarë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se ndryshimet
kushtetuese janë një nga prioritetet kryesore të koalicionit VLEN dhe se diskutimet me partnerët e
qeverisë mbi këtë çështje janë të vazhdueshme.
“Nëse jo çdo ditë, çdo dytën ditë diskutojmë me partnerët e qeverisë për ndryshimet kushtetuese. Është
ndër prioritetet më të larta të VLEN-it. Ne mundohemi ta luajmë rolin e lehtësuesit në këtë drejtim,
bashkë me partnerët strategjikë, dhe mendoj se jemi në rrugë të mbarë,” deklaroi Mexhiti.
Ndryshimet kushtetuese janë një nga temat kyçe në agjendën politike të Maqedonisë së Veriut,
veçanërisht në kontekstin e reformave që lidhen me proceset integruese dhe përfaqësimin e drejtë të
komuniteteve.