Mjekët alarmojnë për pasojat serioze nga aplikimi i botokseve dhe fillerave

Gjithnjë e më shumë po shtohen komplikimet serioze nga aplikimi jo i duhur dhe i tepruar i mbushësve, apo të njohur ndryshe si “fillera” dhe “botoks”. Për këtë, mjekët kërkojnë që vetëm mjekët specialistë të lejohen të aplikojnë këto produkte mjekësore dhe jo ata të cilët punojnë nëpër sallone kozmetike. Mjekët kanë dorëzuar nismë deri në Kuvend dhe tek Ministria e Shëndetësisë.

“Është iniciuar për shkak keqpërdorimeve gjithnjë e më të shpeshta të ndihmesave mjekësore, në kuptimin e përdorimin e mbushësve hialuronik, neorotoksinë nga ana e personelit jo mjekësor dhe numrit më të madh të komplikimeve nga të njëjtat”, deklaroi Igor Peev, mjek në Kirurgjinë Plastike.

Mjekët thonë se pasojat e përdorimeve në mënyrë jo të duhur të këtyre materialeve estetike janë të pakthyeshme dhe të dëmshme.

“Pasojat tek pacientët me të vërtetë janë serioze duke filluar nga infeksionet e indeve, komplikime të lëkurës, për fat të keq mund të arrijë edhe deri tek sepsa, më pas bllokim i enëve të gjakut, për shkak të së cilave mund të vjen deri tek vdekja e një pjese të indit me pasoja të përhershme”, u shpreh Anxhellka Ilieva, specialiste e dermatovenerologjisë.

Shoqata e mjekësisë estetike ZEM, Shoqata maqedonase e kirurgëve plastikë, rikonstruktiv dhe estetik MAPREX, si dhe Shoqata e dermatoneurologjisë, kërkojnë ndryshime ligjore në nenin 33 dhe 35 në Ligjin për Shëndetin Publik përmes të cilit duan që të ndalohen keqpërdorimet e shumta që janë bërë në të kaluarën.