Një person i armatosur hyri brenda ambienteve duke shkaktuar të paktën 10 të viktima. 5 persona të tjerë janë dërguar të plagosur në spital ku vetëm njëri është në gjendje më të rëndë për jetën.
Autoritetet thanë se edhe agresori është mes viktimave dhe se ai kishte qëlluar veten pak para ndërhyrjes së policisë.
Hetuesit janë duke kërkuar në çdo ambient të shkollës me qëllim gjetjen e viktimave të tjerë. Sipas forcave të policisë autori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin ka vepruar i vetëm ndërsa motivet e tij janë ende të paqarta.
Për momentin nuk dyshohet që çështja të jetë e lidhur me terrorizmin megjithëse hetimet janë ende në vijim. Qytetarëve u është thënë se nuk ka rrezik në zonë megjithëse të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm.
Kampusi strehon persona të rritur që ndjekin arsimin e lartë, por edhe fëmijë të mitur të shkollave të tjera. Kryeministri i vendit Ulf Kristersson e dënoi ngjarjen dhe tha se kjo ishte një ditë e dhimbshme për vendin.
Suedia ka një histori të gjatë të sulmeve të armatosura në ambiente shkollore. 10 persona u vranë në 7 incidente të ngjashme në shkolla nga 2010 në 2022-n.