Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takimin e tij me banorët e komunës së Zhelinës ka folur për gjuhën shqipe duke theksuar se ne nuk duan të kthehemi pas.
Ahmeti më tej shton se ne nuk jemi Arab të algjirit të vendosur në Francë por jemi këtu den baba den bashkë me diellin dhe ata e dinë mirë kush jemi ne.
“Kurrë nuk i kemi nënçmuar bashkëqytarët tanë maqedonas andaj ky vend ka nevoj për paqe”, tha Ahmeti.
Postimi i plotë:
Sonte në Zhelinë në mbledhjen me popullin organizuar nga dega e BDI-së, së bashku me qindra anëtarë e simpatizantë dhe qytetarë të këtij vendbanimi diskutuam për zhvillimet aktuale politike, për gjendjen e shqiptarëve në vend dhe multietnicitetin që po goditet çdo ditë.
Qytetarët shprehën ankesat dhe vërejtjet e tyre ndaj qasjes së pushtetit aktual kundrejtë shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë, largimit të shqiptarëve nga puna që çdo ditë e më shumë po rritet, zhbërjen e elementeve bazë të Marrëveshjes së Ohrit, cënimit të karakterit multietnik të vendit e tjerë.
Marrëveshja e Ohrit është një dokument kyç për stabilitetin dhe barazinë, prandaj angazhimi për ruajtjen e saj është jetik.
Ne kemi dëshmuar në vazhdimësi se kemi qenë gardianë të avancimit dhe ruajtjes së të drejtave të shqiptarëve dhe të të gjitha komuniteteve, si dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.