Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Miloš Vuçeviç mund të çojë ose në zgjedhje të parakohshme, ose në krijimin e një qeverie të re.
Duke folur në një konferencë shtypi disa orë pasi Vuçeviç dha dorëheqjen, Vuçiç hodhi poshtë kërkesën e opozitës për një qeveri tranzicioni, me argumentin se stabiliteti i vendit ishte tronditur.
“Serbia do të ruajë stabilitetin dhe paqen. Në 10 ditët e ardhshme ne do të marrim një vendim, nëse do të kemi zgjedhje apo do të formojmë një qeveri të re”, deklaron Vuçiç.
Vuçeviç dha dorëheqjen të martën në përpjekje për të lehtësuar tensionet politike të nxitura nga javë të tëra protesta anti-korrupsion, të nxitura nga shembja e një strukture betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.
Por tragjedia ka nxjerrë në pah pakënaqësinë qytetare ndaj regjimit autoritar dhe ka bërë që manifestuesit të kërkojnë më shumë transparencë.