Buzhala: Devolli i dha gjysmë milioni për armatim, e Kurti s’i tha nuk i du (VIDEO)

Publicisti Berat Buzhala, ka kritikuar rëndë qasjen ofenduese të kryeministrit Albin Kurti ndaj bizneseve por dhe për premtimet e tij të parealizuara gjatë qeverisjes.

Ai përmendi kontributin e familjes Devolli prej gjysmë milioni euro për armatim në Fondin e Sigurisë për të cilat u shpreh se vet kryeministri Albin Kurti, nuk ia refuzoi, transmeton klankosova.tv.

”500 mijë i ka dhënë Shkëlqim Devolli për armatim. S’e di që ka dhënë dikush ma shumë se Shkelqa, e aq sa di nuk ia ka kthy ai [Albin Kurti], me i thanë: Merri se nuk po i du paret’‘.

”Ata që po i shan më së shumti [Albin Kurti], ata e mbushin ma së shumti buxhetin”.

Teksa gazetari Vehbi Kajtazi ngriti shqetësim shtesë, duke pyetur se ku shkuan mjetet prej gjysmë milioni për ushtrinë.

Ndiqni pamjet e debatit nga Rubikon në Klan Kosova.