Stuhi në Mal të Zi: Erëra uragane dhe borë në Ulqin (VIDEO)

Një alarm meteorologjik i kuq-portokalli është në fuqi në Mal të Zi për shkak të erërave të forta të parashikuara.

Mëngjesin e sotëm rrëmbimet më të forta si uragane me mbi 100 kilometra në orë janë shënuar në Ulqin, ndërsa në Podgoricë era po fryn me intensitet 95 deri në 100 kilometra në orë.

Në disa pjesë të qytetit është e vështirë të furnizohet me energji elektrike.

Era ka rrëzuar një pemë në urën e vëllezërve Zllaticani në Podgoricë dhe ka dëmtuar gardhin e urës, ndërsa shërbimet kompetente të kryeqytetit e kanë hequr pemën dhe kanë siguruar funksionim të qetë.

Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit të kryeqytetit apelon qytetarët që të largohen sa më pak nga banesat e tyre gjatë rrëmbimeve të forta të erës.