Norvegjia ka marrë vendin e parë nga Rusia si furnizuesi kryesor i gazit në Evropë, duke regjistruar një rritje të madhe të eksporteve të gazit
rodhimi i gazit natyror në Norvegji, i cili u bë thelbësor për të kompensuar humbjen e dërgesave nga Rusia për Evropën, arriti një rekord të ri vitin e kaluar.
Prodhimi arriti në 124 miliardë metra kub gaz, i cili u eksportua kryesisht në Evropë, njoftoi Autoriteti Norvegjez për Naftën.
Ky shifër kaloi rekordin e mëparshëm të Norvegjisë prej 122.8 miliardë metra kub gaz, të arritur në vitin 2022, kur filloi lufta në Ukrainë, raporton agjencia franceze AFP.
Si rezultat i konfliktit në Ukrainë, dërgesat e gazit rus në Evropë ranë ndjeshëm, ndërsa Norvegjia e zëvendësoi Rusinë si furnizuesin kryesor të gazit për kontinentin e vjetër.
Investimet në sektorin e naftës dhe gazit të Norvegjisë pritet të arrijnë 264 miliardë korona (22.5 miliardë euro) në vitin 2025, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 2014.