Papa Françesku emëron gruan e parë në krye të zyrës në Vatikan

Papa Françesku emëroi sot gruan e parë në krye të një zyre të madhe në Vatikan, murgeshën italiane Simona Brambilla, si prefekte të departamentit përgjegjës për të gjitha urdhrat fetarë të Kishës Katolike.

Brambila, 59 vjeçe, është anëtare e urdhrit fetar misionar Consolata dhe ka shërbyer në departamentin e rendit fetar që nga viti i kaluar, raportoi AP.

Ajo mori detyrën nga kardinali në pension Joao Braz de Aviz 77 vjeç.

Emërimi shënon një hap të madh në përpjekjet e Papa Françeskut për t’u dhënë grave më shumë role udhëheqëse në qeverisjen e kishës, tha agjencia amerikane.

Asnjëherë më parë një grua nuk është emëruar prefekte e një dikasteri ose kongregacioni të Kurisë së Selisë së Shenjtë, organi qendror drejtues i Kishës Katolike, shtoi AP.

Papa Françesku emëroi sot kardinalin Robert McElroy nga San Diego si Kryepeshkop të Uashingtonit.

McElroy 70 vjeç zëvendësoi kardinalin Wilton Gregory 77 vjeç./euronews