Mjetet e inteligjencës artificiale së shpejti mund të përdoren për të ndikuar në vendimmarrjen e njerëzve
Shkencëtarët paralajmëruan se sistemet me bazë inteligjencën artificiale mund të përdoren për të ndikuar në vendimet e njerëzve në platformat online, nga ajo që blejnë e deri tek ajo kë votojnë, transmeton Anadolu.
Në studimin e shkencëtarëve nga Universiteti i Kembrixhit (University of Cambridge) u hulumtua një treg i ri dixhital i quajtur “ekonomia e qëllimit”, i cili përdoret për të kuptuar qëllimet e përdoruesve në mjedisin online, për të parashikuar dhe manipuluar atë që ata do të blejnë dhe për të shitur informacionin e siguruar te kompanitë, duke i analizuar këto synime.
Hulumtimi potencon se kompanitë e teknologjisë që përdorin në mënyrë aktive sistemet e inteligjencës artificiale mund të ruajnë informacione rreth qëllimeve të ndryshme të një përdoruesi, nga plani i tij i akomodimit në hotel deri te opinioni i tij për një kandidat politik.
Modelet e mëdha gjuhësore që formojnë bazën e mjeteve të inteligjencës artificiale mund të ndikojnë në fazat e vendimmarrjes së përdoruesve bazuar në “qëllimin, sjelljen dhe të dhënat psikologjike”.
Më tej në studim thuhet se modelet e inteligjencës artificiale së shpejti do të jenë në gjendje të bëjnë sugjerime për planet e ardhshme të përdoruesve në kohë reale dhe t’i manipulojnë këto plane.