Kasami: Transparenca është misioni ynë!

Kryetari i komunës së Tetovës sot ka realizuar një takim me gazetarët ku është përballlur drejtëpërsëdrejti me çdo pyetje të tyre në lidhje me menaxhimin e komunës për këto vite.

“Sot së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve dhe shefat e sektorëve kishim kënaqësinë të realizojmë një brifing me gazetarët e qytetit të Tetovës – një moment i rëndësishëm për të ndarë progresin tonë dhe për t’ju dhënë qytetarëve informacion të saktë, të drejtë dhe të detajuar.
Ky bashkëpunim me gazetarët është një garanci se zëri i qytetarëve dëgjohet, dhe çdo veprim i joni mbetet në shërbim të interesit të përgjithshëm. Jam krenar për ekipin tonë, i cili punon çdo ditë për të ndërtuar një Tetovë më të pastër, më të gjelbër dhe më moderne.
Transparenca nuk është thjesht fjalë për ne, por veprim i përditshëm. Do të vazhdojmë të komunikojmë hapur me publikun dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi për të mirën e përbashkët.
Falenderoj të gjithë gazetarët për pjesëmarrjen dhe pyetjet e tyre konstruktive. Vetëm së bashku mund ta çojmë Tetovën drejt një të ardhmeje më të ndritur!” ka shkruar Kasami./TS/