Mickoski: Do të rriten pagat e të gjithë punonjësve, por pagat e funksionarëve nuk do të rriten

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur pyetjeve gazetareske në lidhje me atë nëse do të rriten pagat e funksionarëve në vitin 2025, deklaroi:

“Do të rriten të gjitha pagat në shtet. Do të rriten pagat e të gjithë punonjësve, por pagat e funksionarëve nuk do të rriten, këtë e kemi thënë. Dhe këtë po e bëjmë, po bëjmë ndryshimin e zgjidhjes ligjore me të cilën nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve. Dhe ky ndryshim i Ligjit do të jetë para deputetëve së shpejti. Pra, do të luftojmë që të gjithë punonjësit në shtet të marrin paga më të larta dhe do të punojmë në këtë drejtim, por funksionarët nuk do ta kenë këtë të drejtë.

A është ky një hap i drejtë? Unë e vlerësoj se është i drejtë, megjithëse ekziston debati. Por, unë vlerësoj se është i drejtë dhe kështu do të vazhdojmë të punojmë dhe në të ardhmen, në interes të qytetarëve dhe në interes të të gjithë atyre që na kanë votuar dhe që kanë besim te ne si pushtet.”