Mickoski: Sot nga ana e Qeverisë dhe nga Inspektorati i Tregut do të kërkoj inspektim të jashtëzakonshëm dhe aksion të rreptë për shkak të rritjes dramatike të çmimeve të disa produkteve

„Menjëherë pas kësaj ngjarjeje do të kemi mbledhje të Qeverisë dhe do të kërkoj nga Qeveria, përkatësisht nga Inspektorati i Tregut, një aksion të fuqishëm dhe të ashpër, sepse po marr informacione se disa nga marketet po spekulojnë dhe shërbehen me truke“, deklaroi Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjeje gazetareske lidhur me sjelljen e tregtarëve në lidhje me çmimet e shportës së vitit të ri.

Ai ishte decid se me truke nuk funksionon dhe se ata që mendojnë se do të përdorin truke, gënjejnë.

„Nuk mundet ajo që u është dhënë si e drejtë dhe mundësi për disa produkte, tani ta kompenzojnë me rritjen dramatike të disa produkteve të tjera që përdoren nga qytetarët, siç janë vaji bimor, buka, qumështi, produktet e qumështit, sheqeri, kripa, vezët dhe të tjera. Nuk mund të përdoren truke, kjo Qeveri nuk do ta tolerojë. Do të përballemi ashpër me ata që mendojnë se na kanë mashtruar. Nuk ka të tillë që mendojnë se me truke do të na mashtrojnë.

Mickoski u bëri apel zinxhirëve të mëdhenj të tregtisë që të rishikojnë sjelljen e tyre.

“Do të kërkoj nga Inspektorati i Tregut një analizë të detajuar se si është rritur çmimi i këtyre produkteve gjatë 30 ditëve të fundit. Është turp ajo që po bëjnë para festave që po vijnë.

Deshëm të tregojmë vullnet të mirë, deshëm të biem dakord, shihni se si na e kthejnë. Kjo nuk është korrekte edhe unë sot nga ana e Qeverisë, nga ana e ministrit të Ekonomisë dhe Punës, nën të cilin bien kompetencat e Inspektoratit të Tregut, do të kërkoj inspektim të jashtëzakonshëm, aksion të fuqishëm dhe kjo sjellje devijante me truke duhet të merr fund“, potencoi kryeministri Mickoski.

„Nuk dua të komentoj më tej, të dalim fillimisht në terren“, u përgjigj ai në pyetjen nëse do të ketë gjoba për tregtarët.