Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka lënë të lënduar dy persona.

Konfirmimi i saj i plotë:

Rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim

Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes.

Bazuar në nformacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.

Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime.

Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes.