Ne, kryetarët e komunave të Haraçinës dhe Likovës, dënojmë ashpër deklaratën e Ministrit të për punë dhe politikë sociale, i cili ka kushtëzuar hapjen e çerdheve publike në komunat tona me një kërkim-falje publike ndaj tij.
Ky veprim përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare dhe tregon qartë qëllimet e tij për të vendosur interesa personale dhe politike mbi mirëqenien e fëmijëve tanë.
Refuzimi për të firmosur hapjen e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë është një akt diskriminues dhe i papranueshëm, që pengon të drejtën e qytetarëve për akses në shërbime publike thelbësore.
Ky veprim është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe etikën që duhet të udhëheqë punën e një zyrtari publik.
Në këtë drejtim, ne bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmarrë veprime dhe të hetojë këtë abuzim të hapur të pozitës zyrtare. Gjithashtu, ne po shqyrtojmë ngritjen e padive penale ndaj Ministrit për shkelje të detyrës zyrtare dhe pengim të ushtrimit të funksioneve institucionale në shërbim të qytetarëve.
Fëmijët tanë dhe familjet e komunave të Haraçinës dhe Likovës nuk duhet të jenë viktima të lojërave politike apo të kapriçove personale të askujt. Ne do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë me çdo mjet ligjor dhe do të vazhdojmë të luftojmë për mirëqenien dhe interesat e tyre.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mevlan Ademi: Asgjë nuk ka ndryshuar pas protestës në Shkup
- Arrestohet një serb për krime lufte në Skenderaj
- Presidenti Begaj pret Kryeparlamentarin e RMV: Studentët e Jurisprudencës duhet të kenë të drejtën e provimit në gjuhën shqipe
- 100 ditë, 1300 gjoba për keqparkim në Tetovë! Kasami: Për një vit do katërfishojmë vendparkimet
- Ish-kryetarja e Antikorrupsionit nuk ndihet fajtore! Dimitrovska: S’kam bërë asnjë vepër për të cilat akuzohem
- Ahmeti: Mu ofrua në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por s’ishte zgjidhje e mirë (VIDEO)
- Kishte mbetur e bllokuar nga flakët gruaja zbritet nga shkallët e emergjencës! Kompleksi tërësisht në flakë (VIDEO)
- Inspektoratit i Tregut: Rritje e lehtë e çmimeve të produkteve
- Pamje dramatike në mes të Tiranës! Pallati i gjithi nën flakë, nëna largohet me foshnjen në duar (VIDEO)
- Të folurit në publik dhe PR në mediat sociale