Ballkani nën stuhi të forta bore

Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të forta që nxitën gjithashtu kaos në trafik, në Kroaci dhe Serbi.

Në të gjithë Ballkanin autoritetet lëshuan paralajmërime mbi rrezikun që paraqesin rrugët për shkak të rrëshqitjet së borës. Disa rrugë kryesore u mbyllën, përfshirë pjesë të disa autostradave në Kroaci.

Bosnja, Serbia dhe Kroacia ndaluan lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën kufizime në qarkullim në rrugët e prekura nga stuhitë.

Pjesë të Bosnjës u përballën me një ndalim total të trafikut hekurudhor.

Kompania shtetërore e energjisë në Bosnje tha se situata ishte “jashtëzakonisht e vështirë” në disa zona të vendit. Pesha e borës së madhe u bë shkak për rrëzimin e disa linjat e elektrike, dhe qasje tek to u vështirësua për shkak të rrëshqitjes së borës, tha kompania.

Televizioni rajonal N1 njoftoi se dhjetëra automjete kishin ngecur në borë për 10 orë në pjesën perëndimore të Bosnjës, por ia kishin dalë të lëviznin. Autoritetet e qytetit Drvarit shpallën gjendjen e emergjencë mes përpjekjesh për të pastruar borën.

Kryetarja e këshillit bashkiak të qytetit Jasna Pecanac tha për radion Drvar se “shumë prej banorëve kishin mbetur në borë” dhe se “situata po bëhej gjithnjë e më e vështirë mes borës që vazhdon të bjerë”.