Donald Trump synon largimin nga OBSH

Ekipi i tranzicionit i Donald Trump po bën presion për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në ditët e para të administratës së re, ka bërë të ditur ”Financial Times”.

Ekspertët thonë se kjo do të kishte një ndikim “katastrofik” në shëndetin global, sepse do të eliminonte burimin kryesor të financimit të OBSH-së, duke dëmtuar aftësinë e saj për t’iu përgjigjur krizave të shëndetit publik, siç ishte pandemia e koronavirusit.

Në vitin 2020, Trump filloi procesin e largimit nga OBSH-ja duke akuzuar agjencinë se ishte nën kontrollin e Kinës.

Joe Biden më pas ndreqi marrëdhëniet.