Toshkovski: Automjete të reja motorike për një pjesë të njësiteve të policisë, e pajisim dhe modernizojmë gjithë policinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në qarkun e ministritë zyrtarisht i ka vënë në funksion një pjesë të automjeteve të blera motorike për nevojat e njësiteve organizuese të MPB-së dhe Byrosë për siguri publike.

“Në drejtim të përkushtimit tonë për ndërtimin e një force policore vërtetë të pajisur, moderne dhe evropiane, e cila do të ketë kapacitete për të luftuar të gjitha llojet e krimeve dhe për të mbrojtur sigurinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, sot kam mundësinë të vë në përdorim automjetet e reja të parashikuara për nevojat e departamenteve dhe njësive të policisë. Bëhet fjalë për automjete të prodhuesit Shkoda të blera nga Ministria me prokurim publik, për të rinovuar flotën e automjeteve të Ministrisë, e cila është në gjendje jo të mirë dhe që planifikojmë t’i rinovojmë në pjesën më të madhe vitin e ardhshëm. Policia e Maqedonisë do të jetë krenaria dhe bartësja e sigurisë së qytetarëve të Maqedonisë dhe ne përpiqemi ta realizojmë këtë qëllim”, theksoi ministri Toshkovski, njoftoi MPB.

Toshkovski paralajmëroi se në viitn e ardhshëm vazhdojnë me, siç theksoi, me të vërtetë qëllime ambicioze të ndërtimit të stacioneve të reja të policisë, uniformave të reja për numrin më të madh të njësiteve të policisë dhe modernizimin në çdo segment të punës së policisë.