MBPEU: Janë paguar 264.241.663 denarë subvencione për prodhimin bimor dhe 416.722.200 denarë subvencione për prodhimin blegtoral
Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave njofton se sot janë paguar mjete për mbështetje financiare për fermerët për vitin aktual 2024.
“Është kryer një pagesë totale prej 264.241.663,00 denarë subvencione për prodhimin bimor nga Programi për Mbështetje Financiare për Bujqësinë për vitin 2024 për 22.141 fermerë. Për masën 1.8 Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të pemëve janë paguar 118.186.903,00 denarë për 8.729 përfitues”, thon nga Ministria.
Gjithashtu, theksojnë nga atje, sot janë paguar edhe 146.054.760,00 denarë për 13.412 përfitues për masën 1.11 Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të vreshtave.
“Përveç kësaj, është realizuar edhe pagesa e subvencioneve për prodhimin blegtoral nga Programi për Mbështetje Financiare për Bujqësinë për vitin 2024.
Janë paguar 416.722.200,00 denarë subvencione për prodhimin blegtoral për 8.680 fermerë për këto masa:
Masa 2.1 Pagesa direkte për lopë femra të identifikuara mbi 12 muaj. Shuma e pagesave direkte është 4.000 denarë për njësi. Për këtë masë janë paguar 201.532.000 denarë për 6.189 përfitues.
Masa 2.8 Pagesa direkte për dele femra të identifikuara mbi 12 muaj. Shuma e pagesave direkte është 600 denarë për njësi. Për këtë masë janë paguar 182.692.200 denarë për 2.058 përfitues.
Masa 2.10 Pagesa direkte për dhitë femra të identifikuara mbi 12 muaj. Shuma e pagesave direkte është 2.000 denarë për njësi. Për këtë masë janë paguar 32.498.000 denarë për 433 përfitues”, thuhet në njoftim.