Është raportuar për zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, ku më pas janë evakuuar turistët.
Sipas raportimeve, zjarri ndodhi në boshtet e ashensorit midis katit të parë dhe të dytë, ndërkaq numri i turistëve të evakuuar është rreth 1 mijë e 200, raporton Euronews.
Ndërkaq, sipas burimeve të Euroneës, zjarri i shkaktuar nga nxehja e tepërt e një prej kabllove të ashensorit është vënë nën kontroll.
Pas këtij zjarri të shkaktuar, qasja në kullë është kufizuar gjatë operacionit.