Qeveria kërkon që të konstatohet gjendja faktike me çmimet e produkteve, pasi ka abuzime me çmimet nëpër markete
Kryeministri Hristijan Mickoski njofton se kanë kërkuar nga Inspektoratit Shtetëror të Tregut që të konstatojnë gjendjen faktike me çmimet e produkteve ushqimore në vend.
“Qeveria në seancën e sotme ka ngarkuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës që t’i dërgojë udhëzim Inspektoratit Shtetëror të Tregut, për të dalë menjëherë në terren dhe për të konstatuar gjendjen faktike, për të konstatuar parregullsi dhe abuzime me rritjen e çmimit të produkteve të caktuara të konsumit dhe bëni një analizë të 30 ditëve të fundit.
Nuk do të lejoj që tregtarët e papërgjegjshëm të përfitojnë ekstra në kurrizin e qytetarëve duke abuzuar me besimin tonë dhe të qytetarëve. Nuk ka vend për fitimtarë të tillë”, shkruan Mickoski.