Janevska: Ligjet e arsimit i sjellim në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, fëmijët kanë të drejtë për arsim cilësor

Paketa e ligjeve që i referohet arsimit kryhet në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, sepse synimi ynë është përmirësimi i rregullores si bazë për ndryshime thelbësore në sistemin arsimor dhe arsim cilësor. Prandaj në diskutimin e komisionit deri më tani kemi pranuar katër amendamente të LSDM-së opozitare dhe dy të Koalicionit VLEN, të cilat do të përmirësojnë tekstet e ligjeve dhe janë në interes të nxënësve, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

Ajo shtoi se tërheqja e propozim-ligjit për arsimin e mesëm tregon vendosmërinë e Minis-trisë së Arsimit dhe Shkencës për të marrë ligje që do të pranohen gjerësisht, si reflektim i nevojave të nxënësve, mësimdhënësve dhe mbarë shoqërisë.

“Qytetarët duhet të kenë besim se Qeveria dhe Ministria, si propozues të ligjeve, janë të gatshëm të dëgjojnë dhe pranojnë propozimet konstruktive nga të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë partitë opozitare, organizatat e shoqërisë civile dhe opinionin dhe së fundi, së bashku mund të ndërtojmë llojin e edukimit që meritojnë fëmijët tanë”, theksoi Ja-nevska.