Në Klinikën e Ortopedisë është kryer një transplant i tendinit të Akilit nga banka e indeve të dhuruara nga donatorë të ndjerë
Ndërhyrja është realizuar tek një paciente 47-vjeçare me një dëmtim të vjetër të tendinit të Akilit. Pacientja është në gjendje të mirë postoperatore.
Transplanti është kryer nën udhëheqjen e dr. Eren Sejfula, si dhe dr. Aleksandar Savevski dhe dr. Bojan Budiq, me anesteziologun dr. Liljana Angelefska, në bashkëpunim me dr. Milena Bogoevska, koordinatore spitalore për ortopedi dhe përgjegjëse për bankën e
indeve.
Një falënderim i madh për të gjithë punonjësit shëndetësorë të përfshirë në këtë transplantim, si dhe për familjet e donatorëve.