Të paktën dhjetë persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një qytet turistik në Brazil
Një aeroplan i vogël me 10 persona u rrëzua në dyqane në qendër të qytetit turistik jugor brazilian të Gramado të dielën, thanë zyrtarët dhe raportet fillestare treguan se nuk kishte të mbijetuar, raporton CNN.
“Për fat të keq, raportet fillestare tregojnë se pasagjerët në bord nuk mbijetuan”, tha guvernatori Eduardo Leite në një postim në rrjetin social X, raportoi CNN.
Sipas informacioneve nga zyra e sigurisë publike shtetërore në Rio Grande do Sul, të paktën 15 persona u dërguan në spital, shumica e të cilëve u plagosën për shkak të thithjes së tymit të shkaktuar nga zjarri që pasoi aksidentin.
Sipas raportimeve, avioni fillimisht goditi oxhakun e një ndërtese, më pas katin e dytë të një shtëpie, përpara se të përplasej me një dyqan mobiljesh, thanë autoritetet. Rrënojat arritën në shtëpitë aty pranë.
Qyteti i Gramados, i vendosur në një rajon malor, është destinacioni më popullor turistik në shtetin e Rio Grande do Sul, i cili në fillim të këtij viti u godit rëndë nga përmbytjet e paprecedentë që morën dhjetëra jetë, shkatërruan infrastrukturën dhe dëmtuan ndjeshëm ekonominë e shtetit. .
Aksidenti ndodhi vetëm pak ditë para Krishtlindjeve, në një periudhë veçanërisht të ngjeshur për qytetin, i cili tradicionalisht është i dekoruar dhe pret ngjarje të shumta festive.