Pse Qeveria Refuzon Ligjin për Masat Restriktive? Cilët oligarkë i mbron?

Kush po mbrohet?

Pse Qeveria refuzon të miratojë Ligjin për Masat Restriktive, që ndalon individët e sanksionuar nga SHBA-ja dhe BE-ja të kenë qasje në pushtet dhe burime publike?

Ky ligj nuk është opsion, por domosdoshmëri.

Refuzimi ose zvarritja e tij ngrenë dyshime serioze për ndikime të errëta dhe mbrojtje të interesave të oligarkëve.

BDI kërkon përgjigje të qarta: Për kë po punon Qeveria? Për qytetarët, apo për sponsorët dhe të privilegjuarit e saj?

Masat restriktive janë test i integritetit dhe vendosmërisë për një të ardhme të drejtë dhe evropiane.

Çdo vonesë është një akt tradhtie ndaj qytetarëve të këtij vendi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo