Një burrë është ankuar në polici së në murin e muzeut në rrugën “Nemanjina” në Mitrovicën e Veriut kishte vërejtur një grafit që konsiderohet si vepër penale “nxitja e përqarjes dhe mosdurimit”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në grafit ishte shkruar me ngjyrë të zezë, katër simbole “C” (cilirike), po ashtu edhe në brendi të objektit ishte vërejtur një grafit të ngjashëm.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në murin e muzeut kishte vërejtur një grafit, i shkruar me ngjyrë të zezë, katër simbole ‘’C’’ (cilirike) po ashtu edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Simboli serb me kryqin ortodoks dhe katër shkronja C në alfabetin cirilik, e që në alfabetin latin lexohen S, nënkupton “Vetëm Uniteti Shpëton Serbët” dhe konsiderohet si motoja jozyrtare serbe.