Shkon në 11 numri i viktimave në Magdeburg, reagon kancelari Scholz (VIDEO)

Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona, shkruan gazeta Bild.

Rreth sulmit të dyshuar terrorist ka reaguar tashmë kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka paralajmëruar se pritet të rritet numri i viktimave.

“Raportet nga Magdeburgu sugjerojnë se diçka e tmerrshme po vjen. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë tyre dhe pranë popullit të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e shpëtimit të angazhuar në këto orë shqetësuese”, tha ai.

Theksojmë se një veturë kaloi përmes barrierave që mbronin tregun në Magdeburg dhe goditi turmën e blerësve

Shoferi është arrestuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA. Më shumë se 80 persona duket se janë plagosur në sulm.

Siç ka mësuar Welt nga qarqet e sigurisë, i dyshuari për sulmin është një burrë nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1974.

Ai dyshohet se e kishte marrë me qira automjetin e përdorur në sulm. Mësohet se në ulësen e pasagjerit është gjetur një bagazh.

Magdeburg, në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti i provincës së Saksisë-Anhalt dhe ka 240,000 banorë.