Prokuria Speciale i çon ftesë përsëri, Kurti kërkon të intervistohet në zyrën e tij, propozon tri orare

Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kreyziu ka thënë për RTK-në se Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim.

“Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër. Presim një përgjigje pozitive meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”, ka thënë Kryeziu.

Kryeministri Kurti ishte ftuar të hënë nga Prokuroria Speciale për tu intervistuar si dëshmitarë, por nuk ishte paraqitur, pasi që ndodhej për vizitë zyrtare jashtë vendit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, edhe të hënën ka thënë se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.