Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Nëse aprovohet rregullorja e miratuar nga Kongresi në Brazil, përdorimi i celularëve do të ndalohet në shkollat ​​fillore dhe të mesme, transmeton Anadolu.

Duke marrë parasysh efektet negative në shëndetin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, Kongresi miratoi një rregullore për ndalimin e përdorimit të celularëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Nëse rregullorja miratohet nga presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, përdorimi i telefonit nuk do të lejohet në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Lidhur me këtë çështje, ministri i Arsimit, Camilo Santana deklaroi se do të ishte vendimi i duhur për të kufizuar përdorimin e pajisjeve celulare në shkolla.

Sipas një studimi të pavarur në vend, më shumë se gjysma e fëmijëve brazilianë të moshës 10 deri në 13 vjeç kanë një telefon celular. Kjo normë u përcaktua 87.6 për qind për moshat 14-17 vjeç.

Të dhënat e Komitetit Drejtues të internetit të qeverisë tregojnë se pothuajse dy të tretat e shkollave të vendit kufizojnë përdorimin e pajisjeve celulare sipas dëshirës.

Një sondazh nga Instituti “Locomotiva” dhe “QuestionPro” në tetor zbuloi se 82 për qind e prindërve brazilianë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në shkolla.