Zjarrfikësve iu deshën disa orë për të ndaluar zjarrin – pasi superjahti rreth 14 milionë euro u përfshi nga flakët në Cadiz të Spanjës (VIDEO)

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur zjarrfikësit po luftonin për të shuar një zjarr të madh në një superjaht.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija rreth 33 metra e gjatë u ankorua në portin Sotogrande në provincën Cadiz të Spanjës kur u përfshi nga zjarri të hënën në mbrëmje.

Zyrtarët e portit vunë re tym që ngrihej nga aty, por në kohën kur mbërritën zjarrfikësit, erërat e forta kishin ndezur zjarrin derisa ai përfshiu të gjithë anijen.

Në drejtim të jahtit Elysium, të ndërtuar nga Britania, që mendohet të jetë me vlerë rreth 14 milionë euro, u hodh ujë nga një vinç, ndërsa policia evakuoi ndërtesat aty pranë si një masë paraprake sigurie.

Zjarrfikësve iu deshën rreth 12 orë për të vënë nën kontroll flakët, me shtatë makina zjarrfikëse të thirrura në vendngjarje.