5 vjet SPAK, Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë, na janë kërcënuar edhe familjarët! S’ka të pandëshkueshëm
Kreu i SPAK, Altin Dumani në ceremoninë e 5 vjetorit të themelimit të SPAK tha se reforma në drejtësi solli pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, por edhe anëtarëve të krimit të organizuar. Dumani theksoi se drejtësia nuk njeh anë e kah, ndërsa u ndal edhe tek sulmet që bëhen në drejtim të prokurorëve të SPAK.
Ai tha se janë përballur me përpjekje për të minuar punën e SPAK, por edhe me shpifje, kërcënime, të cilat kanë vënë në shënjestër edhe vetë familjarët e prokurorëve.
Jemi krenar për kontributin që kemi dhënë në lehtësimin e arritjes së kësaj aspirate. Jemi të vendosur përgjatë rrugës së integrimit europian, për të ruajt standardin europian të zbatimit të ligjit. Në fillim ishim vetëm 8 prokurorë. E nisëm me një dosje voluminoze të mbartura nga krimet e rënda dhe atë të transferuara nga prokuroritë e rretheve. Në mungesë të plotë të Byrosë kombëtare të hetimit, po për të kontribuar në ngritjen e këtij institucioni të ri. U hasën vështirësi nga më të ndryshme, qoftë në ngritje e institucioneve nga ana formale, por edhe infrastrukturore. U desh të krijohej një fizionomi dhe mendësi që do i përshtatej filozofisë së re të reformës në drejtësi. Sot vijojnë po të njëjtat, por kjo është pjesa jonë personale. Një pjesë aspak e vogël, që ne 20 prokurorët e SPAK, 60 hetuesit e BKH e të tjerë, ne i kemi prnauar. Sollëm ndëshkueshmëri në nivele të larta të shtetit.
Drejtësi nuk njeh anë dhe kah, dhe nuk ka të paprekshëm nëse ligjet e këtij vendi shkelen. Korrupsioni sfidohet, se sot s’mund të ketë zyrtarë të lartë publik të imunizuar nga drejtësia. Kjo përpjekje e jona s’ka kaluar pa vështirësi. Korrupsioni apo krimi s’mund të zhduken para ditës. Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë, kërcënime, shpifje apo kërcënime familjarësh. Jemi betuar për tu shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi foton e gruas së Dumanit, duke e ekspozuar atë përballë krimit të organizuar që hetohet nga SPAK. Ndërkohë që s’kanë munguar as sulmet në drejtim të SPAK dhe Dumanit.