Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë virale në rrjetet sociale.
Klipi tregon Trump në pronën e tij private, Trump International Gold Club në West Palm Beach, Florida, duke përshëndetur ngrohtësisht një turmë admiruesish.
Megjithëse përdoruesit e mediave sociale po komentojnë pamjen e re të Trumpit, disa raporte mediatike thonë se Presidenti i zgjedhur nuk ka bërë një prerje flokësh, por është thjesht efekti i
kapeles.
Por pse bëri kaq shumë bujë? Modeli i flokëve të Trump-it, në të cilin flokët e tij janë të fryra anash dhe sipër, kanë qenë një element kyç i personalitetit dhe markës së tij publike për dekada.
https://twitter.com/i/status/1869172246155288714